Lajme


Grupi Polifonik Saz’Iso, koncert në Vjenë

Postuar nga admin

11th December 2018

Festimet për nder të Ditës së Flamurit, 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kulmuan me shfaqjen “At least wave your handkerchief at me”, e grupit muzikor tashmë me shumë famë brenda dhe jashtë vendit, Saz‘Iso.

Dashamirës të artit dhe kulturës shqiptare, anëtarë të komuniteteve shqiptare në Austri dhe miq austriakë ndoqën me shumë interes Iso-Polifoninë, një nga margaritarët e kulturës shqiptare.

Tashmë në vitin e tyre të pestë, javët e kulturës shqiptare në Austri, të cilat organizohen çdo fundviti për nder të Festave të Nëntorit kuqezi, janë kthyer në një nga traditat më të mira si për ruajtjen dhe kultivimin me tëj të kulturës, bashkimit të anëtarëve të Diasporës dhe promovimit të kulturës shqiptare në Austri.

Shikuesit e shumtë të pranishëm në Teatrin MUTH ndoqën me shumë interes intepretimin e mrekullueshëëm të artistëve Donika Pecallari, Adriana Thanu, Robert Tralo, Aurel Qirjo, Teland Feto, Agron Murati, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta. Falenderime të merituara për organizatoren Edit Pula dhe producentin Josepoh Boyd dhe Andrea Byed.

Pas interpretimti në skenë, të pranishmit kaluan momente të paharruara me artistët, me improvizime artistike gjatë koktejit të shtruar me këtë rast nga Këshilli Koordinues i Shoqatave shqiptare në Austri.