Uncategorized


Gua Sha, teknika kineze që bën mrekulli për lëkurën

Postuar nga admin

14th October 2021

Gua Sha është një praktikë e njohur për trajtimin e lëkurës që është përdorur nga kinezët ndër shekuj. Ekspertja e biokozmetikës Anxhela Panxhi ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Alban Musën, ku shpjegoi përdorimin e kësaj metode dhe përfitimet që sjell për lëkurën.

Gua Sha: Everything You Need To Know About This Glow-Giving Facial Treatment

Sipas saj, kjo teknikë bën që lëkura të rifitojë energjinë dhe elasticitetin e humbur. “Tonifikon muskujt, ndihmon në drenazhimin limfatik dhe largimin e lëngjeve që qëndrojnë aty dhe duke mos pasur kontakt fizik me lëkurën krijojnë rrudha të lehta te sytë apo ndërmjet vetullave.”, tha ajo.

Sa shpesh duhet përdorur?Në mënyrë profesionale mund të kryhet një herë në muaj ndërsa në kushte shtëpie, çdo ditë nga pesë minuta.”, u shpreh Anxhela duke shtuar se nuk rekomandohet në lëkurën e thatë dhe akneike.