Showbizz


“Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi”, Gold Ag i emocionuar pasi u bë baba.

Postuar nga admin

30th November 2020

Gold Ag u bë baba për herë të parë me 28 Nëntor. Ai publikoi foto të vogëlushit, ndërsa shprehej i lumtur që djali i tij, që e pagëzoi me emrin Gueril erdhi në jetë në një datë të shënuar për shqiptarët.

“Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenare me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkroi ndër të tjera Goldi.

Ndërkohë, ditën e sotme artisti ka publikuar një foto, ku shihet duke mbajtur në dorë karrocën e djalit. Ai ka falenderuar bashkëshortet por dhe mjekët për kujdesin që kanë treguar. Goldi shprehet se vetë është rritur pa baba por do të kujdeset që i biri të mos i mungojë asgjë.

“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”, ka shkruar artisti.