Showbizz
“Guess” fiksohet pas vajzave shqiptare

Postuar nga admin
1st September 2021
Vajzat shqiptare po pushtojnë pasarelat botërore. Guess duket se është fiksuar me bukuroshet shqiptare, të cilat janë bërë një imazh i firmës prestigjioze. Angela Martini ishte modelja e parë që shkeli në pasarelën e kësaj marke të njohur për t’jua lënë vendin më pas disa figurave të tjera shqiptare.
Kejvina Kthella u shfaq në një shërbim fotografik me linjën e të brendshmeve Guess ndjekur më pas nga Oriola Marashi, e cila u bë pjesë e saj në vitin 2019. Këtë rrugë suksesi e kanë ndjekur dhe bukuroshet e tjera Megi Lushaj, Bernarda Islamaj, Franceska Rustemi, Amela Bazja dhe Cindy Marina.