Lajme


HAP PAS HAPI/ Rruga si mund të futeni nga telefoni dhe të regjistroni adresën tuaj të saktë

Postuar nga admin

22nd November 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u bëri thirrje sot qytetarëve që të verifikojnë adresën e saktë të banimit, pasi në të kundërt nuk do të kenë akses në shërbimet publike.

Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike. Vetë-deklaroni adresën e saktë në “eAlbania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive ku banoni. Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset” tha ai.

Por si mund të aplikojë një qytetar nga shtëpia përmes telefonit për regjistrimin e adresës së saktë? Zyrtarët e ministrisë së Brendshme gjatë aktivitetit që u zhvillua sot shpjeguan hap pas hapi si mund të bëhet nga shtëpia përmes e-Albania-s. saktësimi, verifikimi apo regjistrimi i adresës së saktë.

Hapat për t’u regjistruar;

1.Hyrë në e-Albania

2.  Identifikohu si qytetar

3. Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi

4. Kiliko te “Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat”

5. Kliko butonin përdor

6. Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës)

7. Nëse nuk e di adresën kliko te linku i regjistrit të adresave, të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht

8. Plotësoni fushat një nga një

9. Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë

10. Kliko butonin apliko

11. Nga dy moment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania

12. Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën