Lajme
Hidhet shorti i Nations League, Shqipëria njeh kundërshtarët

Postuar nga admin
16th December 2021
Shqipëria është njohur pasditen e sotme me kundërshtarët e saj në edicionin e radhës të Nations League.
Kombëtarja jonë do të përballet në grupin B2 me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.
Liga B
Grupi 1: Armeni, Irlandë, Skoci, Ukrainë.
Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë.
Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnje.
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi.
Ndërkohë, Kosova do të ndeshet në Ligën C me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë.
Sa i përket “peshave të rënda” të Ligës A, bie në sy grupi 3, ku janë bashkë Italia, Gjermania, Anglia dhe Hungaria.
