Showbizz


“I lumtur në shpirt për këtë këngë që është diell”, Klajdi Haruni falenderon djemtë e grupit

Postuar nga admin

22nd June 2021

Djemtë e Threedots kanë publikuar këngën e tyre të re. Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, e kanë lancuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Nina”.

Kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip është kthyer menjëherë në hit dhe nuk ka vend ku nuk dëgjohet refreni i saj.

Si zakonisht, edhe këtë herë kënga është punuar nga Mumajesi teksa vjen me një videoklip veror të punuar nga Max Production. Mirëpo, përmes një postimi pak më parë në Instagram, Klajdi e ka cilësuar diell, duke falenderuar Florin dhe Klajdin.

“I lumtur ne shpirt per kete kenge qe eshte 🌞 Faleminderit @iamflorimumajesi @iambrunooooo per kete kenge qe e kam shijuar ne cdo detaj sidomos ditet e xhirimeve te klipit ❤️

Faleminderit te gjitheve ju qe na keni dhene support dhe dashuri ne kte projekt kaq te bukur”, ka shkruar ai krahas një pjese të videos.