Lajme


“I tregojmë botës kush jemi”, bijtë që i ngritën emrin, urojnë Pavarësinë e Kosovës

Postuar nga admin

17th February 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një video ku personalitete të muzikës, sportit dhe të artit urojnë Pavarësinë. Mes tyre shfaqen dhe dy këngëtaret me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion sepse këtu jemi formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë. Të dua shumë”, thotë në videomesazhin e saj Dua Lipa.

Vitin e 14-të të Pavarësisë e urojnë Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri. Për më shumë shihni videon: