Lajme


Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, feston 78-vjetorin e lindjes

Postuar nga admin

18th September 2018

Të afërm, miq, kolegë dashamirës dhe personalitete të jetës publike u mblodhën në një mbrëmje festive, për të nderuar një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar Reshat Arbana.

Aktori falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe rrëfeu një ‘sekret’ nga jeta e tij. “Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i emocionuar se puna e aktorit të madh, Reshat Arbana është një shembull frymëzimi për të gjithë.