Lajme


Ikonat e valles shqiptare Lili Cingu & Rexhep Çeliku nderohen me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Postuar nga admin

9th January 2018

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar Rexhep Çelikun dhe Liljana Cingun me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë, kreu i shtetit ka vlerësuar artistët e shquar të valles dhe kulturës shqiptare për kontributin ndër vite.

Valltarët Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu kanë falënderuar Metën për dekoratën, ndërsa e kanë cilësuar si një vlerësim për të gjithë trupën. “Falënderoj Presidentin për dekoratën. Është një gjë shumë e vlefshme, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin që kemi punuar”, – u shpreh Çeliku.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm. “Dua të falënderoj dy artistët tanë të jashtëzakonshëm, e lartësojnë këtë dekoratë. Dua t’i kujtoj ansamblit që ka mjaft punë këtë vit të ‘Skënderbeut’ si brenda dhe jashtë vendit”, – përfundoi kreu i shtetit.

Rexhep Çeliku Liljana Cingu janë dy valltarë të njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.