Lajme


Ikonat, thesaret e trashëgimisë shqiptare ekspozohen në selinë e UNESCO-s në Paris

Postuar nga admin

21st November 2018

Ikonat, thesaret e trashëgimisë shqiptare janë ekspozuar në Paris në kuadër të 60 vjetorit të Shqipërisë në UNESCO.

Në ekspozitën “Një dritare në trashëgiminë kulturore” Shqipëria shpalos një nga vlerat e saj të rralla, një udhëtim fantastik në artin bizantin e postbizantin, me elegancën historike mes Orientit dhe Oksidentit.

Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes me pamje nga kjo ekspozitë e ikonave, një ngjarje jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga ekspozita e thesareve të trashëgimisë sonë kulturore, çelur në Paris për 60-vjetorin e Shqipërisë në UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Shqipëria pas 60 vjetësh të anëtarësimit në UNESCO nuk është më thjesht pjesëmarrëse, por kontribuese në ruajtjen e trashëgimisë botërore.