Lajme


Ilda Bejleri, presidente e FSHF-së? Reagon moderatorja

Postuar nga admin

23rd September 2021

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel, moderatorja Ilda Bejleri sqaroi për herë të parë të vërtetën e lajmeve mbi kandidimin e saj si presidente e FSHF-së, krahas disa emrave të tjerë të njohur si Dritan Shakohoxha, Armando Duka, Suljeman Starova etj.

Jo, nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërt ‘moj, a është e vërtetë?’, por s’ është e vërtetë. S’po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja, atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë”,– tha Ilda.

Ndërkohë, e pyetur se cilin prej kandidatëve të mundshëm të FSHF-së do të donte të shihte si president, Ilda tha se një pozicion i tillë i shkon dikujt që ka lënë gjurmë në sport dhe e ka provuar vetë futbollin.