Lajme
Ilir Daja largohet nga drejtimi i Partizanit

Postuar nga admin
27th December 2021
Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë më në krye të Partizanit.
Sipas burimeve nga klubi kryeqytetas, në orët në vijim pritet zyrtarizimi i divorcit mes teknikut dhe klubit të Partizanit.
Ai e kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas humbjes në derbi.
Në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, të kuqtë, kanë grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Aventura e teknikut 55-vjeçar në krye të pankinës së “demave” zgjati 16 muaj, ku detyrën e trajnerit e mori në gushtin e vitit 2020.