Lajme


Incidentet në Shqipëri – Poloni, FIFA reagon ashpër: E patolerueshme, zero tolerancë për sjelljet e neveritshme

Postuar nga admin

13th October 2021

Incidentet me tifozët në dy ndeshjet e djeshme, Shqipëri – Poloni dhe Angli – Hungari kanë sjellë reagimin e FIFA. Organizmi botëror I futbollit i quan sjellje të papërshtatshme dhe të neverishtshme, teksa do marrin të gjitha masat sipas protokolleve.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, thotë FIFA.