Showbizz


Ingrit Gjoni sqaron njëherë e mirë raportin me Çiljetën

Postuar nga admin

14th June 2021

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar gjithmonë se kanë një raport të veçantë mes tyre. Dy mikeshat janë përfolur se raporti i tyre është krisuar për faktin se ato nuk janë parë më bashkë si dikur. Së fundmi, Ingriti ka qenë e ftuar në “Fermë” ku ka hedhur poshtë këto thathetheme.

Ajo u shpreh se përkundër thashethemeve , miqësia e tyre mbetet e paprekur prej 20 vitesh. “Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Rezultoi shoqe shumë e mirë 20 vjet, prandaj e mbaj akoma me fanatizëm shoqërinë. Çiljeta është si shpirt dhe bëhemi bashkë për të nxjerr kalamajtë”, u shpreh Ingriti.