Lajme


Instalacioni ”këpucët e kuqe” për gratë e vrara, protestë për 8 mars

Postuar nga admin

8th March 2022

Këpucët e kuqe”/ Mesazhi më 8 mars për gratë, viktima të dhunës - Top  Channel

Për “Fem Fest”, 8 marsi nuk është festë, por protestë. Instalacioni “KËPUCËT E KUQE” në sheshin “Skënderbej” simbolizon fushatën kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.

E nisur në Meksikë nga arkitektja Elina Chauvet si reagim ndaj vrasjes së motrës nga bashkëshorti, që prej vitit 2009, këpucët e kuqe mbush sheshet e qyteteve të mëdha të botës. Tashmë ky sensibilizim ka ndodhur edhe në Tiranë.

Organizatorja e “Fem Fest, Ilirjana Basha thotë se ne gratë duhet të jemi të bashkuara për t’i thënë stop dhunës, e cila nuk kursen as fëmijë

Marshimit iu bashkua edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili tha se do të miratohet një palë veprimi për t’i thënë “stop” dhunës me bazë gjinore. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla  e vë theksin te forcimi dhe zbatimi i ligjit kundër dhunës.

Aktivist dhe artiste janë bërë bashkë për të ndryshuar mentalitetin e kësaj dite që shpesh konsiderohet festë dhe jo protestë.

Këpucë të ndryshme grash, por edhe fëmijësh të kuqe ose të lyera me të kuqe, vijnë si simbol i gjakut të derdhur të grave/vajzave, po ashtu edhe si simbol dashurie e kujtese për gratë që nuk jetojnë më.