Lajme


Interpretimet prekëse të poetëve të ndaluar, Luiza Xhuvani: Engjëjt…

Postuar nga admin

18th November 2020

Zëra melodioze e të fuqishëm që u japin jehonë atyre që u lanë të pazëshëm. Tinguj e nota, fjalë e gjendje, heshtje e frymëmarrje për të risjellë në skenë ata që u lanë pas perdeve, nëpër kuti të pluhurosura.

Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa e Kristian Koroveshi, janë bere bashke në një mbrëmje poetike me mbështetjen e ministrisë së Kulturës për të kujtuar Poetët e ndaluar Martin Camaj, Ali Asllani e Gjergj Fishta. Nisur nga germa “R” që shënohej mbi autorët e rezervuar, mbrëmja erdhi në kuadër të 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

Si një borxh i pashlyer emrat e atyre që iu ndaluan publikut, tani vijnë gjithnjë e më shumë edhe në takime të pazakonta që marrin trajtat e ëndrrës. Nga engjëjt te atdheu, aktorët ju shanë zë poetëve dhe letërsisë së fshehur ndërsa ministrja Elva Margariti dhe drejtori Pirro Misha folën për kohët e vështira që ka kaluar Biblioteka Kombëtare në një shekull histori.