Lajme


Inva Mula, pjesë e festivalit “Belcanto Dolcinio” në Ulqin

Postuar nga admin

30th August 2018

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”, festival i cili do të mbahet në Ulqin në datat 7-9 shtator.

Sopranoja do të performojë së bashku me pianistin virtuoz Genc Tukiçi, në pjesën e vjetër të qytetit turistik, aty ku edhe do të kenë mundësi shumë qytetarë ta përcjellin koncertin e Inva Mulës. Sopranoja do të intepretojë në skenë më 9 shtator, në ora 20:00.

Mula ka lindur në vitin 1963, ndërsa ka fituar disa konkurse të rëndësishme, përfshirë Operalia, Butterfly në Barcelonë dhe çmimin “Këngëtarja Shqiptare” në fund të viteve ’80-të.