Showbizz


Ish-çifti bëhen bashkë vetëm për vajzën

Postuar nga admin

18th June 2021

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, dikur ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar, gëzojnë një raport të mirë me njëri-tjetrit për hir të vajzës së tyre, Renee. Ata kanë treguar shpeshherë publikisht mbështetjen dhe respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes, që e konfirmuan në 2019-ën.

Ish-çifti është bërë bashkë sot për vogëlushen e tyre, e cila ka përfunduar ciklin e parashkollorit. Ata kanë marrë pjesë në ceremoni, ndërsa kanë ndarë dhe disa momente në rrjete sociale. “Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime.”, shkruan Nora krahas postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që pas ndarjes, Nora është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës personale, ndërsa Roberti është përfolur për një romancë me modelen italiane Maria Bova, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë thjesht miq.