Showbizz
Ja sa herë duhet të bëni një pastrim fytyre

Postuar nga admin
22nd September 2021
Hidratimi dhe pastrimi i duhur janë hapat më të rëndësishëm për lëkurën tonë. Eksfolimi është një nevojë për kujdesin ndaj lëkurës por ndonjëherë mund të gabojmë me përdorimin e tij. Lëkura ka nevojë të eksfoliohet sepse e mban atë të freskët dhe të re.
Ai konsiston në largimin e qelizave të vdekura që ndodhen në sipërfaqen e lëkurës, të cilat mund të sjellin bllokim të poreve dhe krijim të akneve. Zgjidhni scrube të përshtatsheëm për tipin e lëkurës suaj.
A mundet që eksfolimi ta dëmtojë lëkurën tuaj?
Eksfolimi i fytyrës mund të çojë në acarim kur e teproni me sasinë e produkteve që aplikoni në lëkurë. Pra, nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme, zgjidhni produktet e duhura dhe kushtojini vëmendje forcës që ushtroni – vetëm lëvizje të buta në fytyrën tonë.
Sa herë në javë duhet të bëj eksfolim?
Një herë në javë është e mjaftueshme.