Lajme
Jazz & World music, Festivali Ndërkombëtar në vitin e 7-të

Postuar nga admin
27th July 2018
Edicioni i shtatë i këtij festivali, u mbajt në barin “Bier Garden”, brenda hotelit modern Rogner, ndërsa performuan artistë nga Austria dhe Izraeli.
Në ceremoninë e hapjes, përveç artëdashësve merrnin pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Besim Petrela, drejtori i festivalit, tha se ky eveniment është më i rëndësishmi në Shqipëri për muzikën xhaz dhe tashmë është kthyer në një traditë.
Sipas tij, festivali mbështet dialogun kulturor nëpërmjet muzikës xhaz, si mjet komunikimi midis të rinjve.