Showbizz


Jo vetëm një bashkëpunim ndërkombëtar, zbulohet projekti i madh që po sjell Genta Ismajli

Postuar nga admin

8th January 2021

“Ça me bo” ishte projekti më i fundit i Genta Ismajlit, një bashkëpunim me artistin Marseli. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe ka gjeneruar më shumë se 14 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim, kësaj here me një artist turk që pritet të publikohet së shpejti. Lajmin e konfirmoi vetë Genta, por nuk zbuloi emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

Ndërkohë, së fundmi është mësuar se këngëtarja pka reservuar një surprizë akomë më të madhe për admiruesit e saj. Burime për “News31” kanë bërë me dije se Ismajli është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe po bashkëpunon me producentë të rinj dhe të vjetër.