Showbizz


Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin me ish-bashkëshortin

Postuar nga admin

30th November 2020

Jonida Maliqi ka folur si rrallëherë për arsyet që çuan drejt përfundimit të martesës me Gent Prizrenin. Në rubrikën “Tani mund të këndosh” përballë Ardit Gjebreas, Jonida nuk ka mundur t’ju shpëtojë disa pyetjeve për divorcin.

Teksa e cilësoi një ndër vendimet më të vështira të jetës, këngëtarja u shpreh se divorci kishte ardhur si pasojë e konsumit të marrëdhënies dhe disa arsyeve personale, që preferoi të mos i tregonte.

“Divorci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët.

Unë jam rritur në një familje të shëndetshme, me frymën se do kisha familjen ideale dhe ishte ëndrra ime që këtë gjë ta realizoja me sukses dhe unë divorcin e cilësoj si dështim të timin”, tha këngëtarja.