Showbizz
Jonida Maliqi mes emocioneve, pritet nga fansat e ‘flaktë’ në Izrael.

Postuar nga admin
9th April 2019
Jonida Maliqi pas performancës ‘magjike’ që dha në Amsterdam dy ditë më parë, u nis drejt Izraelit.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj çdo detaj nga mbërritja e saj aty dhe duket qartë se të gjithë e adhurojnë Jonidën dhe këngën e saj, ‘Ktheju Tokës’.
Pasi ka mbërritur në një aeroport në Izrael, Jonida është surprizuar nga disa fansa të saj të cilët i kanë kërkuar të bëjnë foto me të. Fotot e shpërndara nga këngëtarja tregojnë kaq shumë emocion dhe dashuri që ajo ka marrë aty.