Showbizz


Jonida Maliqi shpjegon domethënien e veshjes në Festivalin e RTSH-së.

Postuar nga admin

26th December 2018

Jonida Maliqi u shpall fituesja e edicionit te 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Këngëtarja arriti të triumfonte me nje këngë e cila trajtonte një tematikë aktuale dhe të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, sikurse është ajo e emigrimit.

Por, përtej talentit në muzikë, këngëtarja njihet edhe për stilin e saj unik dhe të pagabueshëm në veshje.

Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe domethënien e veshjes së saj në festival, e cila siç shprehet Jonida nuk ishte e rastësishme.

Në tre netë të festivalit, Jonida erdhi me një “look” sa të të ndryshëm nga njëri-tjetri, po aq edhe të ngjashëm.

“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet.
Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”- ka shpjeguar këngëtarja.