Showbizz


Jonida Maliqi sjell ylberin në tapetin portokalli të ‘Eurovision’!

Postuar nga admin

13th May 2019

Mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv është mbajtur një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të këtij viti në Eurovizion. 41 këngëtarët kaluan në tapetin portokalli, ku realizuan foto me mbështetësit e tyre dhe sigurisht që nuk kaluan u diskutuar për veshjen. Të gjithë sytë e shqiptarëve ishin nga Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu me një rrip që kishte të gjitha ngjyrat e ylberit.

“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë Eurovizionin, ne po e shijojmë jetën, sepse jeta është si ylber”, -ka thënë Jonida duke iu referuar veshjes së saj.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=161&v=xa-AAxrb0jg