Showbizz


Juliana Pasha rrëfen mes lotësh brengën që e mundon prej vitesh

Postuar nga admin

28th December 2020

Juliana Pasha ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe profesionale. E ftuar në “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”, teksa foli për historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin, Juliana rrëfeu dhe sfidën më të madhe që po kalon në jetë.

Këngëtarja tregoi se brenga më e madhe është mosardhja në jetë e një fëmije, ndërsa shtoi se shpreson shumë tek Zoti që një ditë të bëhen prindër. Edhe nëse Zoti nuk i gëzon me fëmijë, Juliana tha se ka Odesën, vajzën e bashkëshortit nga martesa e parë, të cilën e do shumë.

“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presim dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.”, u shpreh Juliana.