Showbizz


Julka Gramo: Arsyeja pse u tërhoqa nga muzika

Postuar nga admin

16th June 2021

Julka Gramo është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Këngëtarja është larguar prej kohësh nga muzika dhe daljet publike janë shumë të rralla. Së fundmi, Julka ka dhënë një intervistë, ku ka rrëfyer dhe arsyen që e shtyu të largohej nga muzika.
Pyetur nëse ishin fëmijët arsyeja që braktisi muzikën, ajo tha: “Ka ardhur shumë natyrshëm sepse unë nuk ndjeja më ndonjë kënaqësi shumë të madhe në të qenurit këngëtare dhe këtë e them me pastërti e shumë sinqeritet. Unë i kam marrë muzikës më të mirën që mund t’i merrja”.
“Dashur, padashur Andi ka qenë ai që ka udhëtuar shumë ka qenë jashtë, larg familjes jo tërësisht me ne. Dikush duhej të kujdesej për fëmijët. Ky ka qenë një lloj kompromisi”, sqaroi këngëtarja.