Lajme


Kampionati Botëror në Abu Dhabi/ Nikol Merizaj, dy rekorde kombëtare në not

Postuar nga admin

21st December 2021

Noti kuqezi vijon të dhurojë paraqitje pozitive në Kampionatin Botëror që po mbahet në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nikol Merizaj ia ka dalë të vendosë dy rekorde kombëtare pasi është pozicionuar në vendin e 36 nga 89 pjesëmarrës nga e gjithë bota, në garën e 50 metrave.

Në stilin e lirë , 25-vjeçarja vendosi kohën 25 sekonda e 40 të qindtat, duke siguruar në fund 735 pikë. Një paraqitje historike kjo për talentin shqiptar pasi dhe vetë objektivi i sportistes ishte pjesëmarrja në normën B dhe rezultatet në 50 metra stil i lirë dhe delfin e dërgojnë atë automatikisht një nivel më lartë.

Nga ana tjetër dhe 19-vjecari Kledi Kadiu regjistroi një paraqitje pozitive. Shtatlarti u pozicionua i 56 nga 100 garues në 100 metra stil I lirë, duke kapur kohën 50 sekonda e 22 të qindtat.

Kampionati i 15-të Botëror i Notit FINA në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe është një garë e shkurtër (25 metra).

Kampionati Botëror i Notit FINA (25 m) është vendosur të jetë një nga ngjarjet sportive më emocionuese në kalendarin sportiv global të vitit 2021, duke mirëpritur notarët më të mirë në botë për ‘distanca të shkurtra’ i mbajtur në Etihad Arena nga datat 16 dhjetor deri më 21 dhjetor 2021.

Në këtë kampionat marrin pjesë 998 notar nga e gjithë bota.