Showbizz


Kënga e re e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Mumën renditet e 12-ta në botë

Postuar nga admin

10th March 2022

Kënga përfaqësuese e Qipros në Eurovison 2022 mban “firmën” e artistëve shqiptarë. Ka qenë Ylli Limani që ka zbuluar se së bashku me Fifin kanë krijuar melodinë e këngës “Ela” së artistes Andromache. Ai tha se producent i këngës është Fajton Miftari.

“Unë dhe Fifi krijuam melodi për këngën e Qipros në Eurovision 2022 përkrah emrave të mëdhenj të muzikës evropiane! Fatjon Miftarit e ka prodhuar. 10/10 Jam me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të madh.”, ka shkruar Ylli krah postimit.

‘Ela’ është një këngë me tekst anglisht dhe greqisht të shkruar nga një ekip i gjerë i përbërë nga Alex Papaconstantinou, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Fatjon Miftaraj, Filloreta Raci Fifi, Geraldo Sandell, George Papadopoulos, Robert Uhlmann dhe Vikt Sylmann.

Kujtojmë që Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend. Në një intervistë që dha së fundmi, Ronela tha se shpreson që t’i hapet rruga drejt suksesit ndërkombëtar.