Showbizz


Kënga “Mall” e Bushpepës në finalen e Eurovizionit

Postuar nga admin

9th May 2018

Këngëtari Eugent Bushpepa, cili përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin europian të këngës në Eurovizion, arriti një tjetër sukses. Kënga “Mall” e kënduar prej tij arriti të hyjë në natën finale, duke u renditur mes 10 këngëve më të mira që performuan natën e sotme në Lisbonë.

Performanca e artistit shqiptar dhe e grupit të tij u duartrokit gjatë nga të pranishmit në sallë, duke qenë një ogur i mirë për natën finale ku këngët do të shkojnë në votim, për të shpallur këngën fituese.