Showbizz


Kënga që Ergi Dini realizoi pak para se të ndahej nga jeta:

Postuar nga admin

18th June 2021

‘Loco’ quhet kënga që Ergi Dini, këngëtari me karakter të veçantë i cili u nda nga jeta vetëm 21 vjeç, kishte punuar pak kohë para se një aksident me motor të ndërpriste përgjithmonë rrugëtimin e tij.
E motra, Barbana, është kujdesur që ky projekt të vijë për publikun në një mënyrë shumë speciale, në sezonin e verës, duke qenë se është një këngë ritmike. Ajo e ka publikuar në kanalin e saj në YouTube duke bashkëpunuar me Alandy për muzikën. Ergi mungon por zëri i tij, jo!