Lajme
Këngëtari me famë botërore: Me zemër jam shqiptar

Postuar nga admin
8th November 2021
Omar Arnaout është mjaft i njohur në Shqipëri. Artisti nga Rumania me origjinë libaneze mori famë pas pjesëmarrjes në Kënga Magjike pak vite më parë. Artisti, i cili ka bashkëpunuar dhe me Ardit Çunin, ka thënë më parë se ka një lidhje me vendin tonë për shkak të mbiemrit Arnaout.
Omar dha një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC, ku rrëfeu mes të tjerash emocionet që përjetoi kur mori pjesë te Kënga Magjike. Ai tregoi për gazetaret Sibora Bitri dhe Bora Shahini se ka shumë miq shqiptarë dhe se ka një dashuri të madhe për vendin tonë.
“Mbaj mend kur kam qenë te Kënga Magjike. Kur isha 12 vjeç më telefonon një producent një shfaqje të madhe në Shqipëri, ishte një ëndërr e madhe. Tani kam shumë miq në Shqipëri dhe ishalla do të vij ndonjëherë.“, u shpreh ai. “Jam rumun dhe libanez por mendoj se zemra ime është shqiptare”, shtoi ai.