Showbizz


Këngëtari shqiptar emocionon J.Lo dhe Sia-n!

Postuar nga admin

27th December 2018

Një tjetër talent shqiptar që është një emër i dëgjuar në muzikën ndërkombëtare. Zëri i Albert Stanaj është vlerësuar nga shumë personazhe të njohur botërorë dhe njëra ndër to është edhe Kim Kardashian. Gjithashtu ai la të habitura me performancën për Krishtlindje edhe Jennifer Lopez dhe Sia-n të cilat ishin përballë këngëtarit shqiptar teksa ky i fundit performonte ‘Last Christmas’ nga Wham. Ishte vetë Stanaj që tregoi emocionet përmes kësaj videoje krah së cilës shkruan:

“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me JLo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan ai në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Br3nyA_HMNM/