Showbizz


Këngëtarja bukuroshe feston ditëlindjen, shumë shpejt edhe me projekt të ri muzikor.

Postuar nga admin

2nd December 2020

Sot për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, e njohur ndryshe si vajza e Albërijes, është një ditë e veçantë. Ajo feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 27-vjeçe.

Urimet për bukuroshen ka qenë të shumta, ku e para që e ka uruar ishte kushërira e saj, Beatrix Ramosaj, e cila ka ndarë disa foto me momentet e tyre më të bukura në Instagram. Më pas Anxhelina i ka ripostuar në InstaStory.

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, kushërirës time të parë, shoqes time të parë të ngushtë në këtë jetë. Lutem që Zoti të vazhdojë të të bekojë, ke shpirtin më të bukur!”, ka shkruar Beatrix. Kujtojmë që Anxhelina ka lajmëruar se po rikthehet në muzikë me një projekt në gjuhën angleze.