Showbizz


Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me DJ me famë botërore

Postuar nga admin

4th November 2021

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. Së fundmi, Max ka zbuluar se pritet të sjellë projektin e ri muzikor. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, për këngën që mban titullin “The Motto”.

Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar në rrjete sociale se kënga do të publikohet ditën e sotme ndërsa ka ndarë pak sekuenca nga klipi. Tiësto është një nga DJ-të më të njohur, dhe nuk është hera e parë që punon me një artiste shqiptare.