Showbizz


Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e vështira: Dikur më quanin të çmendur

Postuar nga admin

5th April 2018

Ajo është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Me zërin e fuqishëm dhe energjinë që e karakterizon Aurela Gaçe elektrizon çdo skenë ku performon.

Këngëtarja simpatike është dalluar gjithmonë edhe për një “look” të veçantë që jo në pak raste është paragjykuar nga të tjerët. Madje këtë paragjykim, që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, por sidomos në të kalurën, Aurela e ka ndarë edhe me fansat e saj nëpërmjet një postimi në Instastory.

“1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë (se s’kisha Facebook e Insta)pse kisha qethur kokën. Pse vishesha si doja! Pse lyhesha si doja! Tani mbas 20 vjetësh? Kollaj. I bën ‘block’ dikujt që të shan. Po atëherë? E kisha përballë gjithë trysninë e mendjeve të ngushta…por edhe unë mangët s’ia kam lënë askujt. Ata bam…unë bam, bam, bam, bam. E kuptoni vet”, ka shkruar Aurela në këtë postim duke treguar edhe natyrën e saj tipike vlonjate.

Dikur të visheshe ndryshe  nga të tjerët ishte shumë e vështirë dhe paragjykuese, ndërsa sot vlerësohesh për stilin e veçantë që ke.

“Sot quhesh ‘trendy’. Atëherë quheshe e ‘çmendur’”, përfundon Aurela në postimin e saj në Instastory ku shfaqet me flokë të shkurtër dhe e veshur me një palë kominoshe.