Uncategorized
Kërkoi 200 mijë euro për të kënduar në Kosovë?! Dukagjn Lipa shpjegon situatën

Postuar nga admin
21st February 2018
Ditë më parë u përfol në media dhe portale online se Dua Lipa kishte kërkuar rreth 200 mijë euro për të ardhur në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë dhe kjo shkaktoi zemërim tek fansat e saj.
Për herë të parë ka folur rreth kësaj çështjeje babai i këngëtares Dukagjin Lipa, i cili është shprehur se kjo pasaktësi informacioni u ka shkaktuar shumë keqardhje.
Ai theksoi se diskutimet për ardhjen e vajzës së tij në Prishtinë, ishin krejtësisht jo zyrtare. Bisedimet me përfaqësues të shtetit të Kosovës lidheshin me kohën dhe orarin dhe jo mbi paratë.
Babai dhe njëkohësisht menaxheri i këngëtares 22-vjeçare, përfundoi shpjegimin e tij duke shtuar se Dua do të përpiqet të vijë në Kosovë për një koncert, brenda vitit 2018.