Showbizz


Komedia “Boeing Boeing”, shijoni teatrin gjatë janarit !

Postuar nga admin

11th January 2018

Komedia e bujshme në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit dhe që sjell një mesazh njerëzor hap dyert këtë fillimvit për artdashësit kryeqytetas në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

Skena e Teatrit Eksperimental do mirëprese publikun përgjatë gjithë muajit janar për shijuar komedinë “Boeing Boeing” të autorit francez Marc Camoletti me regji nga Kiço Londo .

Kjo komedi vjen si një sukses botëror për publikun shqiptar dhe është një shfaqje që është mirëpritur dhe në skenat teatrore të qyteteve Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër dhe tani i erdhi radha kryeqytetit që ka shijuar mbrëmjen e djeshme këtë komedi .

“Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i dal me këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre.

Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Komedia do shfaqet për publikun dhe në datat 12-13-14 & 17-18-19-20-21 janar ora 19:00 në Teatrin Eksperimental,Tiranë.