Showbizz


Kompozitorja Rushiti: “Porositësja”, përjashtim pa më dëgjuar nga Fest 58-të! E risjell! Ja edhe “planet” me…

Postuar nga admin

26th November 2020

Eriona Rushiti, kompozitorja dhe tekstshkruesja, ishte e ftuara e së enjtes në “Klubin e Mëngjesit”. Të bërit art në kohë të vështire, sic është kompozimi i këngëve, për më tepër si pjesë e punës për të konkurruar aktualisht në festival, në një festival të pazakontë polemikash si ai i 59-ti ( me shpallje të parakohshme fituesish), solli qëndrime personale të saj dhe diskutime në studio, rreth së gjithës. Pedagogia e arteve, tregoi shumë rreth angazhimeve të saj këtë vit, dhe faktin që pjesëmarrja e vecantë me këngën “Vashëzo”, zgjoi për të ngacmime etnosi, që sollën deri në krijimin e këngës për Rosela Gjylbegun në këtë festival. E ndërsa flisnim për festivalin dhe krijimet e këtij viti që do të prezantohen në një situatë të pazakontë në një kohë pandemike, ajo u ngacmua rreth festivalit të vjetshëm në RTSH, ku kënga e saj u përjashtua nga gara. “Ishin këngë me “porosi” nga Vera, vetëm perzgjedhjet e saj do të vazhdonin konkurrimin, por është po kaq e cuditshme, sesi një këngë e perjashtuar vjet, sot është një konkurrente në garë. Unë e ruajta, nuk e prezantova askund, në mënyrë që ta risillja. Me sa u kuptua, këngët e festivalit të 58-të, që ishin futur në garë për pjesëmarrje vjet, as që ishin dëgjuar. Fakt është, që po e njëjta këngë “Vashëzo”, konkurron tanimë në festivalin e dimrit”. Duke u ndalur tek shpallja e parakohshme e fituesit të sivjetëm, nga një “juri fantazmë”, përbërja e së cilës nuk dihet ende, Eriona u pergjigj që “jo vetëm nuk ka juri për momentin, sepse kjo ndodh disa ditë përpara festivalit, por një status i Miron Kotanit mori dhenë, ndërsa ai shkroi se “Anxhela Peristeri ishte fituesja e festivalit të 59-të”, cfarë nga mediat u mor seriozisht pa konfirmuar asgjë, duke prodhuar një lajm të paqenë”. Ajo e interpretoi rastin, si alibi (apo zhurmë) të Kotanit në rrjetet sociale, me të cilat publiku është mësuar, ndërsa është për faj të atyre që e bën lajm atë, pa konfirmuar të vërtetën. Ndërsa filsnim për festivalin, Eriona u shpreh edhe për pretendin potencial që mund të fitojë festivalin sipas saj, e nxitur nga pyetja jonë për këtë. “Mendoj që kënga e Kastro Zizos ka elementë interesantë, mbase është kjo ajo që më tërheq në krijimin e tij dhe mbase nga fakti që mua më pëlqejnë elementët folk, shoh pikërisht këtë këngë si fituese. Në fund, e pyetur nëse ka ndonjë krijim në duar për ndonjë këngëtar sëfundi, ajo foli se ka dicka në plan me Jonida Maliqin, por që ende nuk kane vendosur “piketat” për këtë krijim, por që mbetet sidoqoftë thjeshtë një “plan”.

“Klubi i Mëngjesit”