Showbizz


Koncert në Serbi? Capital T ka një kërkesë ndaj fansit për t’ja plotësuar dëshirën

Postuar nga admin

28th June 2021

Prej vitesh në tregun muzikor, Capital T ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme. Reperi nga Kosova është shumë aktiv me projekte muzikore ndërkohë që së fundmi solli duetin me reperin tjetër Kidda. Tashmë, me lehtësimin e masave reperi i është rikthyer koncerteve.

Capital T ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku i ka pyetur se ku dëshirojnë ta shikojnë duke performuar. Një fans i reperit nga Serbia i ka kërkuar të mbajë një koncert atje. “Ndoshta kur vendi juaj të na njohë ne…Republika e Kosovës”, ka qenë përgjigjja e reperit. Ndërkohë, Capital T gjithashtu ka konfirmuar edhe rikthimin e “Time Capsule” në Tiranë e Prishtinë në vitin 2022.