Showbizz
Koncerti për 10-vjetorin e pavarësisë, ja orari kur do performojë Rita Ora…
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2018/02/rita-1-1-1.jpg)
Postuar nga admin
15th February 2018
Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës e ka konfirmuar, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.
Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Rreth 600 mijë euro janë shpenzuar për festimin e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, Rita Ora do të performojë pa pagesë në këtë koncert.