Showbizz
Konfirmohet dueti i Ermal Fejzullahut dhe Yll Limanit

Postuar nga admin
22nd November 2021
Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu do të vijnë së shpejti me një projekt të ri muzikor. Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë në një këngë, e cila do të publikohet edhe me videoklip.
Protagoniste e videoklipit pritet të jetë një nga vajzat më seksi të shoëbizit shqiptar, Vildane Zeneli.
Ndërkohë, bëhet e ditur se projekti tashmë është në fazat finale dhe padyshim sapo të publikohet do të jetë një hit.