Lajme


Korçë-Tiranë, rritet 100 lekë bileta e autobusit

Postuar nga admin

8th March 2022

Tiranë, ja ku është transferuar Terminali i aut - Syri | Lajmi i fundit

Nga sot kush udhëton nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas nga do të paguajë 100 lekë më shumë. Drejtuesit e autobusëve thonë se u detyruan të rrisin biletën prej çmimit të rritur të karburantit.

Edhe drejtuesit e furgonëvë të linjës Korçë-Pogradec kanë rritur me 50 lekë çmimin e biletës.

Në Vlorë për momentin bileta për në Tiranë apo qytete të tjera nuk është rritur. Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se çmimi do të ndryshojë shumë shpejt.

Ndërsa shërbimi urban në Vlorë për të kursyer naftën ka eliminuar një stacion. Nuk i çojnë më qytetarët deri tek kalaja por i lënë tek zona e ujit të ftohtë. Gjithashtu është ulur numri i autobusëve.