Lajme
“Kosova është shtet i pavarur, Serbia duhet ta njohë”, dramaturgia serbe përplaset me Vuçiç

Postuar nga admin
14th February 2022
Dramaturgia Biljana Srbljanoviq i ka thënë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.
Srbljanoviq dhe Vuçiç janë përplasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe pavarësinë e Kosovës.
Vuçiç tha edhe në këtë emision se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Aty është folur edhe për Srebrenicën, teksa dramaturgia është shprehur se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi.
Gjithashtu është shprehur se ndjen keqardhje që filmi “Quo Vadis, Aida?” nuk shfaqet në këtë vend.
Video është shpërndarë në rrjetin social Tik Tok.