Lajme
Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

Postuar nga admin
24th January 2022
Krenar Alimehmeti është zgjedhur kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Mësohet se Alimehmeti mori 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Ndërsa kandidati tjetër, Eduard Prodani që në fillim ka kontestuar praninë e 67 delegatëve me të drejtë vote, kundrejt 41 që ishin planifikuar në fillim.
Ai dhe një pjesë e mbështetësve të tij janë larguar nga salla duke mos njohur këtë proces, por pavarësisht kësaj votimet vazhduan dhe Krenar Alimehmeti u zgjedh kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës deklaruan sot se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht.