Showbizz


Krenar për rrënjët, Ermal Meta do të bëjë tifo për Shqipërinë në Eurovizion.

Postuar nga admin

13th February 2018

“Non mi avete fatto niente” rrezikoi t’i përjashtonte nga konkurrimi Ermal Metën dhe Fabrizio Moro-n në bazë të akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar në “Sanremo”-n e të rinjve të vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvanit e Gabriele De Pascalit. Por pas vlerësimeve të bëra, ekspertët dolën në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën. Nga pezullimi, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro shkuan drejt triumfit.

Ermal Meta ka shprehur emocionet mbrëmjes finale, si ka përjetuar fitoren, duke theksuar se është shumë krenar që është shqiptar.

“Unë jam krenar dhe jo vetëm që nuk e mohoj, por jam krenar për rrënjët e mia, por unë përfaqësoj veten time. E kam menduar disa herë Shqipërinë dhe besoj se do të vijë shumë shpejt në një koncert në Tiranë, me gjithë qejf, u shpreh ai.

Ai ka rrëfyer se kënga në Eurovizion do të këndohet në italisht, e ndërsa ka theksuar se pas fitores së Sanremos, për të janë të rëndësishme shumë koncertet.Ndonëse ai do të përfaqësoj Italinë në Eurosong, Ermali është shprehur se do të bëjë tifo për Shqipërinë.