Showbizz


Kritikët e muzikës vlerësojnë interpretimin e Bushpepës në ‘Eurovision’: Ka potencialin të fitojë!

Postuar nga admin

11th May 2018

Këngëtari Eugent Bushpepa ka pasur një përfaqësim dinjitoz në natën e mbrëmshme, në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2018”.

 

Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall” duke bërë një interpretim korrekt notash, me çka edhe performanca e tij u vlerësua lartë nga kritikët e muzikës.

 

“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, tha këngëtari Bushpepa.

Fundi i mbrëmjes solli një rezultat fantastik, ku në mesin e 10 shteteve të kualifikuara për në finale, gjendej edhe flamuri i Shqipërisë.