Showbizz


“Krushqit nga Tirana”, kush është “dhëndri” shqiptar që po shkëlqen në serialin grek

Postuar nga admin

19th January 2022

“Krushqit nga Tirana” ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve jo vetëm për emrin e serialit por gjithashtu për faktin se pjesë e tij është dhe një shqiptar. Seriali që ka nisur transmetimin në Greqi ka tematikë një vajzë greke që studion në Londër, e cila bie në dashuri me një shqiptar.

Aktorja kryesore, Lisa dashurohet me Alfredin, për të cilin në fillim të gjithë mendojnë se është nga Anglia. Aktori shqiptar që interpreton Alfredin, Daniel Nurka dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se si u bë pjesë e këtij seriali që ka thyer rekorde audience.

“Gjatë karantinës së dytë në Greqi, mora vesh që kërkonin një djalë për këtë rol, erdha në komunikim. Bëra disa audicione dhe iu pëlqeva.”, tregoi ai.