Lajme


Kryeministri Rama prezanton një konkurs për ata që kanë talent fotografinë, videot ose shkrimet

Postuar nga admin

10th December 2021

Nëse keni pasion dhe/ose profesion fotografinë, videot ose jeni të mirë me shkrimet, mund të merrni pjesë në konkursin e fundvitit të prezantuar nga kryeministri Rama në platformën shqipëriaqëduam.al.

“Me këtë nismë festive të fundvitit, ju ftoj që të merrni pjesë me një fotografi të bërë prej jush, një videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një urim të veçantë për Vitin e Ri 2022,” shkroi Rama.

Çmimi “Fotografia e Vitit” do t’u jepet tre fotografive më të pëlqyera në faqen e kryeministrit në Facebook. Çmimi “Videokërkesa Ime” do të zgjidhet nga një ekip i cili do të përzgjedhë tri kërkesat fituese të dërguara me video. Kërkesat mund të kërkojnë mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit.

Nëse jeni të mirë me shkrimet, urimi juaj mund të përzgjidhet si një nga tre urimet më të veçanta. Gjithashtu mund të merrni pjesë me një urim për Vitin e Ri 2022 edhe përmes fotove apo videove.

“Çmimet do të shpërndahen në një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e Vitit të Ri 2022,” përfundon Rama.